“The Guardian”: Shqipëria në BE gjatë Presidencës turke, pra…kurrë

”Europa po përballet me një krizë potenciale në Ballkan. Duhet të reagojë shpej”. Kështu e nis analizën Ivan Krastev, artikull i publikuar në prestigjiozen britanike “The Guardian”. Ai paralajmëron destabilizimin e rajonit, për shkak të rritjes së influencës së Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

Vëmendje i ka kushtuar Shqipërinë dhe rrugës së saj drejt bllokut të BE-së, për të cilën me ironi Krastev, thotë se vendi do të anëtarësohet gjatë Presidencës turke. Këtë gjë e bën me një batutë ballkanike, që nuk dihet se ku e ka dëgjuar.

”Një batutë ballkanike tregon më së miri mëndësinë e njerëzve të cilët mendojnë se janë lënë në pritje për një kohë të gjatë: Kur vjen puna të anëtarësimi në BE, diferenca midis optimistëve dhe pesimistëve është se optimistët besojnë se Turqia do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës shqiptare, ndërsa pesimistët besojnë se Shqipëria do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës turke. Që do të thotë: Kurrë”, shkruan Krastev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkrimi origjinal

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?