“The Sun”: 716 kriminelë shqiptarë në burgjet britanike duhet të ishin kthyer në Shqipëri
Të burgosurit shqiptarë që ishin piketuar për t’u kthyer në atdhe nga burgjet e mbipopulluara të Britanisë së Madhe janë ende prapë hekurave
The Sun, tabloidi britanik, cituar nga Syri.net i ka kushtuar sot një artikull tjetër çështjes së të burgosurve shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe. Në artikull thuhet se “dhjetra të burgosur të rrezikshëm shqiptarë të cilët duhet të ishin kthyer në vendin e tyre për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Britaninë e Madhe janë ende prapë hekurave pavarësisht një marrëveshjeje të firmosur mes dy vendeve 5 vjet më parë.
Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 duhet t’u kursente taksapaguesve britanikë 2.5 milionë paund; më shumë se 100 shqiptarë të burgosur ishin caktuar të transferoheshin por “The Sun” ka mësuar se vetëm 23 janë kther mbrapsh. Shumë prej tyre e kanë kundërshtuar transferimin në emër të të drejtave të njeriut duke pretenduar të qëndrojnë pavarësisht pretendimeve falso për azil dhe duke mashtruar autoritetet britanike sikur janë refugjatë kosovarë.
Shifrat e fundit regojnë se janë 716 të burgosur shqiptar në Britaninë e Madhe, shumë prej tyre të dënuar për vrasje, përdhunim dhe shpërndarje droge dhe kanë dënime afatgjata .
Javën që kaloi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë diskutuan për krizën me homologët e tyre në Tiranë sesi procesi mund të përshpejtohet për të kursyer paratë e taksapaguesve.
Në njoftimin në Fb të ambasadës në Tiranë thuhet se “gjykatësit, prokurorët dhe ekspertët po kërkojnë mënyrët sesi të përmbushin marrëveshjen e përbashkët të transferimit të të burgosurve ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.” Ekspertët britanikë kanë analizuar dhe shqyrtuar 23 raste./syri.nett
KOHA JONË SONDAZH

