The Sun: Dhuna brutale e gangsterëve shqiptarë dhe historia e tyre me kokainën e prostitutat në UK

Bandat shqiptare, të cilat kontrabandojnë dërgesa të mëdha të kokainës direkt nga Evropa, kanë ndryshuar fytyrën e tregut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Shitja e drogës ka shkuar në nivelin më të ulët prej vitit 1990, ndërsa është në cilësinë e saj më të pastër prej shumë kohësh.

Bandat shqiptare përdorin ligjet e shitjes me pakicë për të tërhequr klientët dhe për të marrë nën kontroll thuajse gjithë tregun e shitjes së mellit të bardhë në Britani, i cili kap një vlerë prej 5 miliardë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, gjatë krizës së refugjatëve. Mes tyre kishtse humë shqiptarë që pretendonin të ishin kosovarë, në mënyrë që të përfitonin më lehtë marrjen e nënshtetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët nisën fillimisht të vinin nën kontroll punonjëset e seksit dhe “tregun” e madh që kjo “punë” ofronte. Shqiptarët u mobilizuan, u organizuan dhe nisën të punonin në punët e seksit, ndërsa menjëherë nisën të vënë nën kontroll zona të shumta që njiheshin për prostitucion.

Pushtimi i tregut të seksit

Sipas oficerëve të policisë në terren, ishte aftësia e shqiptarëve për të përdorur dhunë brutale, veçanërisht kundër grave të trafikuara që përdoreshin si punonjëse seksi, ajo që tronditi tregtinë e “seksit nën tokë”.

Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual Scotland Yard, përshkroi se si brutaliteti i shqiptarëve tronditi ekipin e tij të oficerëve.

Ai tha:

Me shqiptarët gjithmonë ngeleshim të tronditur. Ata përdorin dhunë ndaj grave edhe kur nuk është e nevojshme. Kemi histori të femrave të cilat janë dhunuar pa asnjë arsye, apo për arsye banale, në mënyrë brutale, të çmendur.
Pjesa më e madhe e grupeve të krimit të organizuar dhunonin gjatë gjithë kohës femrat që dilnin në rrugë, por në një mënyrë që nuk u linin atyre shenja, duke bërë kështu që “malli” të mos cenohej nga shitja.
I rrihnin në pjesën e këmbëve, ku mund të mbuloheshin nga çorapet, apo në pjesën e bustit, ku mbuloheshin nga veshjet. Por gjithsesi, gangsterët shqiptarë ishin shumë të dhunshëm.
Tregu i seksit në Londër është aq i madh…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?