“The Sun”: Duhen bërë këto tre gjëra të RËNDËSISHME përpara se të lehtësohen masat

Izolimi nga Covid-19 i ka detyruar britanikët që të përshtaten me një mënyrë komplet të re jetese. Distancimi social është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur jetët e çdokujt, thonë ekspertët, mirëpo kjo po i mban njerëzit larg të dashurve të tyre, shkruan The Sun. Kështu që çfarë duhet të ndodhë përpara se qeveria të justifikojë masat lehtësuese?

Testime masive

Testimet masive besohet se është zgjidhja dhe strategjia për të mposhtur koronavirusin dhe për të hequr izolimin në Britani.

Sipas profesorit të Kolegjit Universitar në Londër, Anthony Costello, bllokimi mund të zgjasë nga gjashtë deri në tetë javë nëse qeveria ndjek gjurmët e Koresë së Jugut, të cilët kanë kryer 400,000 teste dhe e kanë marrë Covid-19 relativisht nën kontroll.

Ndërkohë, profesori Neil Ferguson, ekipi i të cilit në Imperial College London ka këshilluar qeverinë, la të kuptohet se kufizimet e tanishme do të hiqen pasi të përfundojnë testimet.

Distancimi social

Strategjia e dytë është distancimi social, ndërkohë që urdhrat e qeverisë janë që njerëzit të qendrojnë në shtëpi, dhe të dalin vetëm nëse është shumë e nevojshme.

Gjurmimi dhe izolimi i rasteve

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar po kalon fazën e kontrollit, gjurmimi është ende i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të jetë.

Islanda, me një popullsi relativisht të vogël prej rreth 364,000 banorësh, ka përdorur detektivë për të gjetur rastet e kontaktit të mundshëm, dhe duke testuar në mënyrë “agresive” që nga fillimi për të izoluar të gjithë, përfshirë ata që nuk shfaqin simptoma.

SHKARKO APP