The Sun: Ekstradimi i shqiptarëve me çmime marramendëse

Britanikja “The Sun” i ka kushtuar një shkrim ekstradimit të shqiptarëve që kanë shkuar si emigrantë të paligjshëm në shtetin ku ëndërrojnë të jetojnë për një kohë të gjatë larg Shqipërisë.

Në këtë shkrim i kushtohet vëmendje shpenzimeve marramendëse të qeverisë për të larguar azilantët.

Mes rreshtave të artikullit, shkruhet: Vetëm 9 shqiptarë u dërguan në shtëpi në një avion të vetëm në fillim të këtij viti ndërsa pjesa tjetër e avionit ishte bosh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet britanike kanë ndjekur të njëjtën mënyrë ekstradimi edhe për vende si Maroku, Pakistani, Afganistani apo dhe Xhamajka. Numërohen deri 124 fluturime ku janë dërguar në shtëpi vetëm 5468 emigrantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej vijohet duke thënë: Numri më i madh i fluturimeve ka qenë më Shqipërinë ku janë ekstraduar 2282 emigrantë të paligjshëm me anë të 48 fluturimeve duke na kushtuar 12 milionë paund.

Njëlloj si Shqipëria dhe Pakistani dhe Pakistani, autoritetet kanë larguar nga vendi edhe emigrantë dhe kriminelë të huaj në Afganistan, Nigeri, Gana, Kosovë, Marok, Gjermani, Xhamajka, Francë, Republika Çeke dhe Bullgari”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?