”The Times”: Gangsterët shqiptarë kanë tregtinë e kokainës, po nxisin vrasjet

Grupet kriminale që flasin shqip, po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e BE-së, duke shqetësuar dukshëm Europën. Këtë shqetësim e ka ndarë edhe gazeta më e madhe, dhe më me ndikim në Londër. ”The Times”, shkruan për lidhjen e dhunës së vërejtur së fundmi nëpër qytetet angleze dhe kokainës së futur në Britani nga grupet kriminale shqiptare.

Sipas “The Times”, kriminelët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër, kanë rritur praninë e tyre në Britani me afro 60 për qind në 3 vitet e fundit, duke nxitur një rritje të krimeve të dhunshme në vend.

Në listën e 4.600 sindikatave kriminale më të rrezikshme në Britani, gjatë 3 viteve të fundit kriminelët britanikë janë ende më mbizotëruesit, por shqiparët kanë lënë pas, për herë të parë vitin e kaluar, rumunët. Dihet se rumunët janë më të shumtë në numër, si kombësi në Britani. Në këtë listë, nga afro 33.600 kriminelët, shqiptarët kaluan nga vendi i 8 në vendin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “The Times”, shqiptarët kanë krijuar një reputacion të frikshëm, si njerëz që të mbarojnë punë dhe ekspertë logjistikë përmes qasjes tek armët dhe aftësisë së tyre për të përballuar përmes forcës grupet rivale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?