Thellohet bilanci në Shkodër, baba e bir plagosen në automjetin e policisë bashkiake të Malësisë së Madhe! Autori qëlloi nga “Papaqi”
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në lagjen Dobraç të Shkodrës. Abc News raporton se ata janë qëlluar teksa kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Skoda” në pronësi të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, me targa AA019AJ.
Ndërkohë që autorët kanë qenë duke i ndjekur me një motor tip “Papaq”. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e 5 heronjve në Dobraç të Shkodrës.
Identiteti i të plagosurve dhe autorëve të plagosjes mesohet se ata jane baba dhe bir, ndërsa po punohet për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarje.