Thellohet tragjedia në familjen Gjergji: Ndërron jetë edhe fëmija i tretë

Ne foto jane Edmond Preka me tre femijet e tij

Tragjedia e familjes së Edmond Gjergjit është thelluar e rënduar më: Ka ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare pas dy motrave të vogla, 9 muajshe dhe 5 vjeçe dhe babait të saj.

Nëna e fëmijëve të ndjerë është në gjendje të rëndë pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ mbrëmë udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Nga përplasja, të vdekur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Edmond Gjergji me dy nga tre vajzat e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambulanca me vonese

Sipas dëshmitareve në vendngjarje autoambulanca ka vonuar për më shumë se 30 minuta të mbërrijë, në vendin e quajtur “Sektor” pranë kishës së Velipojës.

Kjo ka rënduar gjendjen shendetësore të të plagosurve dhe mësohet se 40 vjeçari Preka gjeti vdekjen rrugës për në spital sëbashku me djalin e mitur.

Ndërkohë në sallën e reanimacionit gjeti vdekjen edhe vajza tjetër.

Mjeket Dhurata Uruçi dhe Astrit Lahi bënë të ditura detaje nga gjendja e të plagosurve, që ndodhen të shtruar në spitalin rajonal të Shkodres.

Dhurata Uruçi, Nën drejtoreshë e Spitalit Shkodër: Në tre urgjencat e para kanë ardhur nëna me tre fëmijët. Janë famija Preka nga Velipoja. Në 18:50 ka ardhur i ati Edmond Preka i vdekur, ndërsa në 18:10 Rajani djali 8 muajsh ka ardhur i vdekur. Po kështu me dëmtime të rënda që nuk i rezistoi jetës ishte Ajseli 5 vjece e cila sapo erdhi në spital ndërroi jetë.

Astrit Lahi, mjek: Janë sistemuar në reanimacion, gjendja do të shihet në vazhdimësi. Gjendja e tyre nuk lejon transportin, gjendja do të shihet në vazhdimësi.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?