Thellohet tragjedia, një luftë me kohën

Ushtria, forcat e policisë dhe ato të Emergjencës Civile, prej më shumë se 14 orësh, janë duke bashkëpunuar edhe me ekipet speciale të shteteve fqinjë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat e të paktën nëntë godinave të shkatërruara në Durrës, Thumanë dhe lagjen e Kënetës. Për fat të keq, numri i personave që kanë humbur jetën vazhdon edhe rritet. Momentalisht (18:46) janë raportuar 21 viktima, ndërkohë që numri i të plagosurve ka shkuar në më shumë se 600. Mes viktimave ka edhe fëmijë. Lëkundjet vazhdojnë duke vështirësuar kështu operacionet e kërkim-shpëtimeve. Për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme, rritet rreziku i shkatërrimit të mëtejshëm të ndërtesave ku mendohet se ka ende persona nën rrënoja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?