Therën për xhelozi një 17-vjeçar në Itali, arrestohen dy shqiptarë

 

Karabinerët italianë arrestuan dy autorët e vrasjes së 17-vjeçarit, Ismail Lulli, në një zonë të San Marinos. Mediet italiane bëjnë të ditur se janë arrestuar dy shqiptarë, Igli Meta, 20 vjeç dhe Marjo Mema, 18 vjeç.

Motivi i vrasjes sw adoleshentit shqiptar, sipas policisë, ka qenë xhelozia.

20-vjeçari Meta ishte i bindur se 17-vjeçari po dilte me ish të dashurën e tij dhe kishte vendosur ta ndëshkonte. Tgcom citon kolonelin Antonio Sommese i cili thotë se: Ismaili ishte një djalë që nuk kishte asnjë faj, përveçse të njihte persona të tjerë që shkonin në të njëjtat vende”.

Të rinjtë futën në kurth 17-vjeçarin, duke i kërkuar të laheshin bashkë në lumë, në Salva Nera, ku edhe ndodhi krimi. Vetëm një goditje me thikë në fyt i ka marr jetën adoleshentit Lulli. Pasi e kanë vrarë, trupin e viktimës e kanë hedhur në një luginë. Sipas dinamikës së ngjarjes së ndërtuar nga policia, dy të rinjtë më pas ishin larë në lumë për të hequr njollat e gjakut.

Igli Meta ishte gati të kthehej në Shqipëri në momentin e arrestimit. Kur karabinierët kishin shkuar për ta pyetur, 20- vjeçari ndoshta po përgatitej të largohej, pasi flinte në makinë dhe kishte me vete një sasi parash.

Ka qenë shoku i tij, Marjo Mema që ka pranuar krimin dhe ka bashkëpunuar me hetuesit. Në rindërtimin e fakteve Mema, 19 vjeç, ka një pozicion më pak të rëndë se Meta, i cili ka qenë ekzekutori i krimit. Hetimet vijojnë, por ende nuk është gjetur arma e krimit.

SHKARKO APP