Theri me thikë prindërit dhe u vetëvra, nëna akoma nuk e di që djali i ka vdekur
25-vjeçari Brian Skrapari u hodh nga kati i 3-të i pallatit ku banonte, pasi kishte goditur me thikë prindërit e tij gjatë një zënke.
I riu fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes në spital, për shkak të dëmtimeve të parikuperueshme që kishte marrë.
Nëna e tij 55 vjeç Anila dhe babai 66-vjeçar Ermir Skrapari ndodhen akoma në spital ku kanë marrë kujdesin mjekësor.
Babai i viktimës ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe po mbahet në reanimacion ndërkohë që gruaja është në gjendje më të stabilizuar por ende nuk e di që i biri ka ndërruar jetë.
KOHA JONË SONDAZH

