“Therja e të pafajshmëve”, mbështetësit e ISIS “festojnë sulmin”: Kemi akoma
Llogaritë e mediave sociale pro ISIS kanë festuar sulmin e dyshuar terrorist në një koncert të amerikanes Ariana Grande në Manchester Arena. Policia e Manchesterit ka konfirmuar deri më tani 22 viktima dhe 59 të plagosur.
Terroristët xhihadë e kanë cilësuar sulmin “një goditje të suksesshme dhe të habitshme” në Britani dhe pretendojnë se është një hakmarrje ndaj sulmet ajrore mbi objektivat e ISIS në Irak dhe Siri.
Një post pro ISIS, i theksuar nga Rita Katz, drejtoresha ekzekutive e organizatës jo-qeveritare kundërterroriste në botë, tha: “Duket se bomba e forcave ajrore britanike mbi fëmijët e Mosulit dhe Raqqas sapo është kthyer në Manchester të Anglisë. Vrisni kudo, Britani dhe Angli, Manchester dhe Britani të Madhe”.
Michael S. Smith II, një analist terrorist i bazuar në SHBA, tha: “Kanalet kryesore të telegramit të lidhur me Shtetin Islamik kanë festuar sulmin e Manchesterit dhe tani përhapin fjalë në lidhje me humbjen e poundit në krahasim me dollarin”.
Asnjë organizatë terroriste nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin por policia tha se po heton incidentin si një sulm terrorist.
Rukmini Callimachi, një gazetar që është marrë me ISIS dhe al-Kaidën, shkroi për Twitter:”Ka raste kur duhet të kujtojmë se ekziston një dallim midis kanaleve zyrtare të ISIS dhe atyre jozyrtare”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

