Therja me thikë në Shkodër, largohen nga banesa familjarët e fqinjit vrasës

Autori i vrasjes së Alfred Pëllumbit në Shkodër, vijon të jetë në kërkim nga policia. Fredi Pllumi 27 vjeç qëlloi me thikë në zemër fqinjin e tij, pasi 54-vjeçari e kishte denoncuar për vjedhjen e shtëpisë.

Dyert e dy familjeve sot qëndrojnë të mbyllura. Në banesën e viktimës familjarët po organizojnë ceremoninë mortore me dyer të mbyllura.

Nga ana tjetër, edhe në familjen Pllumi dyert janë të mbyllura. Prindërit e 27-vjeçarit janë larguar nga lagjia dhe askush nuk ka informacion për ta. Frika e ndonjë hakmarrje të mundshme mes familjeve ka bërë që policia të jetë vigjilente dhe t’i mbajë nën vëzhgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja mendohet të ketë ndodhur për një kallëzim në polici ditën e dielë. Viktima kishte denoncuar për vjedhjen e shtëpisë dhe përmendi emrin e Fredi Pllumit. Ky i fundit u thirr nga uniformat blu për të dëshmuar dhe më pas u la i lirë. Një ditë më pas, autori dhe viktima patën një konflikt pikërisht për këtë shkak. Në debat e sipër, 27-vjeçari gjaknxehtë qëlloi me thikë në zemër Alfred Pëllumbin, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama
Vrasja pas denoncimit në polici, largohen familjarët e autorit | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?