Thesari bllokon çdo shërbim për banorët e Skraparit, LSI thërret me urgjencë ministren
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon interpelancë urgjente me ministren e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.
Shkak është bërë problematika e hasur në degën e Thesarit Skrapar, ku LSI-ja pretendon se prej disa ditësh, në kundërshtim me çdo akt ligjor dhe nënligjor ka bllokuar veprimtarinë financiare për furnizimin me ushqim të konvikteve, çerdheve, qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar, pagat e punonjësve, si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit.
Për këtë çështje, interpelanca e thirrur nga LSI-ja përmban vetëm një pyetjeje të cilës ministrja Denaj duhet ti përgjigjet:
“Dega e thesarit Skrapar duhet të bllokojë të gjithë veprimtarinë financiare, apo duhet të procedojë me 1/12 të buxhetit të saj?”
Kërkesa për interpelancë

/H.M – Koha Jone
KOHA JONË SONDAZH

