Thesari historik nën Lezhë/ Arkeologët nisin gërmimet, pritet të zgjasin më shumë se 1 vit
Nëntoka e Lezhës fsheh pasuri të shumta historike, e për t’i nxjerrë në dritë ato, arkeologlët kanë filluar gërmimet që pritet të zgjasin për më shumë se një vit.
Këto punime, Neritan Ceka i vlerëson si një hap të rëndësishëm për eksplorimin e qytetit shekullor.
Nëntoka e Lezhës do të nisë të flasë për historinë.
Arkeologët kanë nisur punimet që do të zgjasin për më shumë se një vit.
Arkeologu Neritan Ceka e cilësoi kete nisme si një hap të rëndësishëm për eksplorimin e historisë së Lezhës.
‘’Kemi një dualitet mes asaj që shikojmë, çka mbetur mbi tokë nga Antikiteti muret rrethuese të Lezhës por ndërkohë edhe pjesën e cila akoma është nën tokë dhe është perspektivë e kërkimeve të mëtejshme’’.
Ndërsa përfaqësuesi i Trashëgimisë Kulturore në qytet vuri në dukje se kjo nismë do të hapë rrugën për ekspedita arkeologjike që kanë munguar që prej vitit 1981.
‘’Për herë të parë që nga viti 1981 sot përqëndrohet në Lezhë.
Kjo do ti hapë rrugën zhvillimit të ekspeditave arkeologjike të cilat i mungojnë qytetit’’.
Gjurmët e lëna në lashtësi për jetesën në këtë hapësirë shihen me interes nga arkeologët që përmes fakteve do të synojnë të shkruajnë historinë.