Thethi bllokohet nga dëbora, turizmi dimëror në rrezik dështimi
Dëbora duket se ka shkaktuar sërish probleme në zonat turistike dimërore, më konkretisht në Theth dhe Lëpushë.
Rruga në drejtim të Thethit është bllokuar sërish nga Qafa e Thorës për në brendësi të tij. Ndërkohë Lëpusha ka qëndruar ne errësirë për dy javë.
Nuk është hera e parë që kjo zonë turistike bllokohet në stinën e dimrit nga reshjet e dëborës duke bërë që edhe turizmi dimëror të shkojë drejt dështimit.
Turistët që më së shumti të huaj, marrin përsipër sfidën për të vizituar Thethin gjatë dimrit.
KOHA JONË SONDAZH

