Theu 3 postoblloqe. Prokurori nxjerr bllof policinë: Akuzë për vrasje ndaj 27-vjeçarit

Ndjekja e 27-vjeçarit, Aldiron Shehu me precedentë penalë që nga Korça e deri në Elbasan, përfundoi me një aksident të trefishtë në hyrje të Elbasanit ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe një punonjës policie. 27-vjeçari Aldiron Shehu nga Gjirokastra, dukej se ishte i njohur për Policinë e Shtetit.

Ai lëvizte me një mjet tip ”Pasat” me targa greke të falsifikuara, me të cili kaloi tre postblloqe policie nga Korça-Pogradec-Librazhd deri kur arratija u ndal në Elbasan. I riu akuzohet për vrasje të punonjësit te policisë mbetur në tentativë dhe mosbindje të urdhrit të policisë. Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të premte për dhënien e masës së sigurisë, famijlarët e kishin braktisur 27-vjeçarin, ndaj të cilit u vendos që të lihet në ”arrest me burg”.

Prokurori Ridvan Sukaj nxori bllof policinë e Elbasanit, ku sipas tij kjo e fundit qëlloi në ajër për të ndaluar drejtuesin e mjetit, pasi ky i fundit plagosi punonjësin e policisë. Në vendngjarje pati të shtëna nga ana e policisë si një mënyrë për të frenuar 27-vjeçarin, por në njoftimin zyrtar të policisë së Elbasanit, u thase nuk kishte pasur të shtëna. Ende nuk dihet pse policia mohoi të shtënat me armë në momentin që këto të fundit u kryen në kushtet e ligjshmërisë.

”Jemi në rrethanat e aksidentit dhe jo të vrasjes. Bëhet fjalë për aksident me pasojë plagosjen e punonjësit të policisë. Të hapet procedurë penale edhe ndaj policisë për mënyrën e veprimit, vendin e ngritur të postbllokut”, deklaroi mbrojtja. Në deklaratën e parë, 27-vjeçari është shprehur në komisariat se po e ndiqnin që nga Devolli. Sipas tij, një fuoristradë i ishte vënë nga pas dhe për këtë arsye u detyrua që të largohej me shpejtësi.

Deklarata e Policisë së Elbasanit

Më datë 04.02.2020, rreth orës 09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Menjëherë në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit. Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan. Forcat Shqiponja, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas. Drejtuesi i mjetit shtetasi A.Sh, 27-vjeç, banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018, ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh. Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.

SHKARKO APP