Theu 3 postoblloqet e Policisë, ja kush është shoferi që terrorizoi uniformat blu (VIDEO)

Aldiron Shehu nga Gjirokastra, ndaj të cilit policia u vu në ndjekje që nga qyteti i Elbasanit, ishte i kërkuar për veprën penale kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa gjatë ndjekjes ai ka mundur tu shpëtojë tre postblloqeve.

Në Elbasan duke mos patur rrugëdalje ai ka marrë para postbllokun e policisë. Pasi ka çarë mes për mes postbllokun autori i arrestuar ka përplasur edhe dy makina të tjera duke shkaktuar 5 të plagosur. Mes të plagosurve është edhe një efektiv policie, Eugen Abdurrazaku, ndërsa të plagosurit e tjerë janë Diana Plaku, Durim Plaku, Albert Cani dhe Adriana Mukja.

Pas aksidentit policia ka arrestuar autorin i cili mbeti edhe vetë i plagosur. Ai është shoqëruar nga policia për një mjekim në spital ndërsa më pas është marrë për në komisariat.

SHKARKO APP