Theu ekspulsin, shqiptari tenton t’ja hedhë policisë me dokumenta falso
Policia në Modica ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, të njohur nga autoritetet për një sërë precedentësh në të shkuarën, për trafik ndërkombëtar droge, emigracion të paligjshëm dhe posedim të dokumentave falso.
Shqiptari me iniciale A.L ishte dëbuar në dhjetor të 2017-ës, por kishte shkelur sërish në territorin italian, duke thyer “artikullin 13”, i cili ndalon hyrjen për 5 vite.
Karabinierët i gjetën me vete shqiptarit një pasaportë falso, me të dhëna të ndryshuara.
Në të shkuarën 35-vjeçari ishte prezantuar para autoriteteve me inicialet A.G.
Pas kontrolleve të kryera, rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtin person.
KOHA JONË SONDAZH

