Theu masën e sigurisë, “gangsteri” shqiptar e pëson në Itali (Emri)
jatë ditës së djeshme u bë arrestimi i një shqiptari në Itali, pasi ishte larguar drejt Shqipërisë në kohën kur kishte një masë sigurie ndaj tij.
Mediat italiane, sot kanë publikuar emrin e shqiptarit, i cili u largua drejt Shqipërisë kur në dorë mbante byzylykun elektronik.
Pas qëndrimit në Shqipëri, Albano Dova, 24 vjeç, u rikthye sërish në Itali dhe më pas policia e vendit fqinj bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Shqiptari jetonte në zonën e Preganziol, ku ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për evazion dhe keqtrajtim në familje.
(Në foto shqiptari i kapur në Itali)
Tashmë, i riu pritet të dalë para gjykatës, ku ndaj tij do të merren masa shtesë për akuzën e thyerjes së vendimit të dhënë nga drejtësia italiane. Shqiptarin e tradhtuan postimet në rrjetet sociale, ndërsa arrestimi i tij ndodhi menjëherë sapo zbriti nga avioni në tokën italiane. /BW
KOHA JONË SONDAZH


