Theu xhamat në selinë e PD më 8 janar, arrestohet një tjetër protestues

Një 54-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunim dhe shkatërrim të selisë së PD në protestën e 8 janarit. 54-vjeçari L. Seleni akuzohet i përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.

Ndalimi i tij rëndojnë veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP