Thirret në Prokurori Marsida Qatja
Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar ditën e martë Marsida Qatjen pas deklaratës së kësaj të fundit në një portal se ka marrë 20 milionë lekë për të fshehur tregtinë e drogës. Marsida Qatja është 30-vjeçarja në banesën e së cilës mbeti i vrarë në fillim të tetorit Dritan Haxholli, i cili u qëllua nga Bledar Toçin, efektiv i policisë së burgjeve. Qatja ka qenë në një kafe në qendër të qytetit, kur është shoqëruar nga oficerët e Policisë Gjyqësore Kavajë për të dhënë dëshminë.