Thirret protestë në Tiranë për rastin “Sabrina”

Ditën e mërkurë në orën 18:00 aktivistët kanë thirrur një protestë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten që shkoi, ku Sabrina Bengaj u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshortin Elton Meta.

Blogerja dhe gazetarja Zhaklin Lekatari ka ndarë thirrjen në rrjetet sociale. Protestë do të nisë nga Ministria e Brendshme për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Lexo edhe: Sot do festonte ditëlindjen, babai i Sabrinës: Ma rrëmbyen vajzën, s’fola se ishte turp

Swiss Digital Desktop Reklama

“Eja në protestë të mërkurën, 15 shtator, ora 18:00 te Ministria e Brendshme deri te Ministria e Drejtësisë. Shpërnda posterin dhe duku në protestë!! Sabrina, 23 vjeçare u vra me bukë në gojë nga ish burri i saj. Vrasësi i Sabrines që duhet të ishte në burg, pasi ishte akuzuar për tre vepra penale, para vrasjes u la i lirë nga drejtësia shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një krim mizor mbi gratë, ekzekutuar nga dora e gjakësit, filluar me dakordesine e familjeve për martesën e vajzës 13 vjeçe dhe vazhduar me padrejtësinë e drejtësisë shqiptare. Vrasja e paralajmëruar e Sabrines nuk mund të mbetet me kaq. Na ndihmo, shpërnda posterin dhe bashkohu me ne fajtorët kanë emra”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?