Thirrja e ambasadës së SHBA-së për shtetasit amerikanë: Shmangni protestën

Të shtunën mbahet protesta e PD-së, dhe e mbarë opozitës. ”Shtetasve amerikanë u kërkohet që të shmangin Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së thirrur nga opozita”, është mesazhi u është përcjellë nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“Edhe pse shumë prej këtyre protestave janë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikuar. Informohuni nga mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, mbyllet mesazhi, shkruan ”Euronews Albania”.

Protesta e 12 nëntorit është i pari i thirrur nga opozita që pas atij të 7 korrikut.

SHKARKO APP