Thirrja e babait të Klajdit, ndërhyn ministri Balla. Gati procedurat për mbërritjen e trupit të pajetë në Lushnje

Thirrja prekëse e një babai që ka humbur djalin, është dëgjuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ai ka kontaktuar me të atin e Klajdi Bitrit, dhe më pas është mundësuar nxjerrjen e menjëhershme të pasaportës së tij për të udhëtuar drejt shteti fqinj.

Po ashtu është bërë e mundur edhe gjetja e një agjensie funerale e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia. Sakaq, shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes.

23-vjeçari Klajdi Bitri mbeti viktimë dy ditë më parë pas një sherri në Itali, ku tentoi të shpëtonte mikun e tij.

SHKARKO APP