Thirrja e Berishës për demokratët: Të përgatitemi për zgjedhje dhe protesta të fuqishme

Edhe këtë të martë, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve që të bëhen bashkë për protesta të fuqishme dhe zgjedhje. Për të PD duhet të bëjë gjithçka që të garantojë procesin e votimit për shqiptarët ose ndryshe vendi jonë do të shfaroset.

Nga ana tjetër, Berisha shtoi se sot Shqipëria ka një sistem identik me atë të diktaturës kur vendimet merren në mënyrë arbitrare nga një njeri i vetëm.

”Është një situatë katastrofale e cila për hir të së vërtetës kërkon guxim sepse një nga sukseset e tij të para ka qenë mbjellja e frikës për këtë vend. Me dhjetëra arrestime vetëm për çështje civile ai arri të ngulisë frikën. Frika vritet për përballje. Ne po përgatitet në mënyrën më serioze për zgjedhjet por do të vazhdojmë në mënyrë më të fuqishme protestat. Ky nuk bën zgjedhje, ky tha do bëjmë tërmet. Ne duhet të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë. Nëse ne nuk votojmë do shfarosemi”.

SHKARKO APP