Thirrja e kryebashkiakut të Prishtinës Përparim Rama për qytetarët e kryeqytetit
Përparim Rama, kryebashkiak i Prishtinës shkruan “Të nderuar qytetarë,
Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.
Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar”.
KOHA JONË SONDAZH

