Thirrja e ministrit nga Zvicra, Majko: Fëmijët të ruajnë identitetin shqip

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka nisur vizitën e tij në Zvicër nga konsullata shqiptare në Zyrih, ku u takua me konsullen e nderit, Anita Winter. Kjo e fundit ka ndihmuar në organizimin e një sërë aktiviteteve, të tilla si ai që u fokusua tek ndihma që shqiptarët u kanë ofruar familjeve hebreje.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatave shqiptare që veprojnë në Zvicër, të cilët njohën Ministrin me nismat e ndërmarra për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Ndërsa përgëzoi të pranishmit për punën e bërë, Ministri foli për hapat e ndërmarrë deri më tani për të forcuar marrëdhënien e shtetit me diasporën. Ai u ndal në veçanti tek Ligji “Për Diasporën”, i miratuar të enjten në parlament, që do të mundësojë ngritjen e strukturave mbështetëse për shqiptarët jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Majkos, ligji është garancia më e fortë e përkushtimit të qeverisë për ta trajtuar me prioritet çështjen e diasporës. Më pas ai vizitoi qendrën Pesstalozi Hardau e drejtuar nga Suela Jorgaqi. Qendra interkulturore e themeluar në 2009-n, i dedikohet të gjitha kategorive dhe grupmoshave të popullsisë. Ajo shërben edhe si biblioteke, ku mes mijëra titujve ka edhe literature ne gjuhën shqipe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qendra organizon aktivitete në 12 gjuhë, e mes pjesëmarrësve në veprimtari janë edhe shqiptarët. E-book është pjesë e praktikës së qendrës, por vetëm në gjuhë të huaja. Jorgaqi u shpreh optimiste përballë kërkesës së Ministrit për të mundësuar qasje online edhe për librat në gjuhën shqipe. Gjatë takimit Ministri e vuri theksin tek nevoja e mësimit të gjuhës shqipe.

“Fëmijët duhet ta ruajnë identitetin, në mënyrë qe të integrohen edhe në vendet e huaja”, tha Ministri, i cili foli edhe për rëndësinë e veçantë të botimit të librave për fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?