Thirrja e mjekut: S’duhet menduar se kjo pandemi është drejt fundit. Një lutje për gratë shtatzëna (Video)
Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpërndau apelin e mjekut Dritan Shpati nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, sa i takon situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
“Kam një thirrje dhe një lutje për gratë shtatzëna, që duhet të kenë jashtëzakonisht kujdes, sepse ato duhet të kujdesen për dy jetë. Një lutje edhe për bashkëshortët, familjarët, që vijnë në spital: Distancim, mbajtja e maskës, larja e duarve, higjIenë perfekte. Nuk duhet menduar se kjo pandemi është drejt fundit”, u shpreh ndër të tjera mjeku.