Thirrja nga Basha: Momenti që 4 shtetet anëtare të NATO-s të njohin pavarësinë e Kosovës

Lulzim Basha i bën thirrje 4 shteteve anëtare të NATO-s, që të njohin pavarësinë e Kosovës. Përmes një lidhje skype për Open në News24, lideri demokrat tha se Shqipëria duhet të jetë në krah të Kosovës, dhe të japë mbështetjen e pakushtëzuar.

“Ka vetëm një përgjegjës, kjo dihet fare mirë, e di dhe SHBA dhe BE. Përgjegjës është Serbia. Kërkohet sabotim i procesit të dialogut. Përgjegjës është zoti Vuçiç. Nuk i komentoj në këtë format qëndrimet e Kurtit, pasi ia përzgjedh vetë. E rëndësishme në këtë moment që të njihet nga 4 vendet anëtare të NATO-s, të pavarësisë së Kosovës.

Ky është momenti, që në një krizë të tillë, vë në dukje se sa e brishtë është situata dhe kjo situatë mund të dilte jashtë kontrollit. Por edhe mund të ndodhë, pasi situata nuk i dihet, mund të dalë jashtë kontrollit. Thirrja e imja, e PD është njohja e pavarësisë së Kosovës nga këto 4 shtete të BE. Detyra e qeverisë së Kosovës, është që të bëhet faktor për përbashkim”,-tha Basha.

SHKARKO APP