Thirrja për delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD, Berisha: Firmosni për mbledhjen

Në takimin e kësaj pasditeje me demokratët në Gjirokastër në kuadër të turit ”Foltorja, për një PD të bashkuar”, Sali Berisha ka zbuluar një bisedë me anëtarin e kryesisë së degës të Rrogozhinës, i cili tregonte se ishin hequr 40% të anëtarëve në lista. Po ashtu Berisha i bëri thirrje delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit dhe të votojnë si të duan.

”Erdhi dje një anëtar i kryesisë së degës së Rrogozhinës, e di ç’bëri tha? Anëtarëso sa të duash për veten e për mua. Po ç’na doli? Kur solli listat, kishte hequr mbi 40% të listave. Asnjëri nuk anëtarësohet për kryetarin, çdo demokrat anëtarësohet për idealet e tij për PD.

Ndaj dhe ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD të degës Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, pa përjashtim të firmosni për mbledhjen e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si të doni votoni në Kuvend, por firma juaj është ndërgjegja juaj për një parti që respekton votën e lirë. Ju e shihni se ç’ndodh. Peng kryetarin e ka marrë në patronazh qeveria me propagandën e saj. Ka të tjerë që përpiqen t’i mbushin mendjen qytetarëve që nuk ka rëndësi procedura, nuk ka rëndësi vota, këta janë mercenarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?