Thirrje kryeministrit tim!

Nga Artan Kristo-
Thirrje kryeministrit tim
I nderuar Zoti Edi Rama. Po te bej nje thirrje jo si gazetar dhe ekonomist, po si nje taksapagues i ketij vendi me te drejten qe me jep ajo 15 per qind qe ju me merrni ne burim per cdo te ardhur dhe 20 per qind qe me merrni me TVSH si dhe me shume taksa e akciza. Po te shkruaj se me vret ne shpirt fakti qe parate e mia gjendjen ne sirtare mbathjesh firmato te punonjeseve te tua dhe neper tuba sobash e poshte dysheqeve qe qelbin ere imoralitet.
Te lutem, leri lojnat me video e me shkarravina per punet qe po ben ne krye te qeverisë. Hallet e Shqiperise tani nuk jane as stadiumet e as amnisitia fiskale. Halli i vetemi ketij vendi eshte korrupsioni qe po na gerryen.
Te lutem ler cdo gje dhe merru vetem me te. Dil para shqiptareve dhe thuaj te verteten, tregoja semundjen, udhehiqi ne kete lufte dhe do t’i kesh mbrapa pa qene nevoja per ERTV, video dhe marifete reklame. Dil se do mbetesh ne histori. Nuk eshte e veshtire ta besh, mjafton te duash.Mendoj qe aftesi ke. Vec kesaj vetem dy milione e gjysem kemi mbetur. Jemi shumë kollaj per tu qeverisur. Nese nuk e ben dot, ike se nuk kemi nevoje per asgje tjeter nga ty. Ike edhe nese e ben dot, por nuk te lene. Lerja vendin dikujt qe e ben kete. .Cdo njeri qe i dhemb atdheu, qe ka pak kulturë dhe shkolle e ben shume kollaj kete gje. Le te mbetet ai ose ajo ne histori.
Artan Kristo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?