Thirrje në nisjen e fushatës së PD: Ruani distancën, bjeruni borive të na dëgjojë Edi Rama

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. 222 kandidatë janë rreshtuar në skenën e improvizuar te sheshi “Nënë Tereza”.

Mbështetësit e PD janë mbledhur në shesh me makina, ndërsa nuk mungojnë flamujt e shumtë blu.

Moderuesi u bën thirrje vazhdimisht mbështetësve demokratë dhe të opozitës që të mbajnë distancën dhe maskat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi Partia Demokratike. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin”, përsërit ai vazhdimisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju lutem, ftoj të gjithë të pranishmit që të futen në makina e tu bien borive që të na dëgjojë Edi Rama se pak metra larg nesh është” ka thënë ai në një moment tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?