Thirrje për luftë, mbërrin në Gjirokastër dosja e nënës së Kacifës

Në Prokurorinë e Gjirokastrës, kanë mbërritur materialet hetimore në ngarkim të nënës së nacionalistit grek, Kostandinos Kacifa, i cilu u vra më 28 tetor të vitit të kaluar pasi hapi zjarr mbi Policinë shqiptare. Materialet për Vasilia Kacifa, që akuzohet për nxitje të dhunës dhe urrjetjes, u referuan nga sektori i luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit, Tiranë. Akuzat ndaj saj u ngritën pas thirrjeve për luftë mbi varrin e të birit në ceremoninë e 1-vjetorit të vdekjes së tij.

Deklarata e nënës në 1-vjetorin e përkujtimin të Kacifas, në varreza

“Trimi im, jemi grekë, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çohuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë. Këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët thyejuni turinjtë, vritini! Rroftë bashkimi. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?