Thumana 1 vit pas tërmetit, banorët: Qeveria na kanë braktisur, asnjë lloj ndihme

Thumana ishte një nga zonat që u “godit” rende nga tërmeti i 26 nëntorit ku pati viktima dhe shumë banesa u shkatërruan. Por sot, pas një viti nga lëkundjet sizmike, banorët ankohen se janë lënë në harresë nga ana e autoriteteve.

Ky është Ndue Gjoni, banor i Thumanës. Ai thotë se pas 26 nëntorit të vitit te kaluar ka jetuar në çadër së bashku me bashkëshorten. ndonëse është trajtuar me bonus qiraje, Ndue Gjoni akuzon komisionin e institutit të ndërtimit se nuk ka bërë vlerësim të plotë të dëmeve në banesën e tij.

NDUE GJONI – BANOR I THUMANËS

Qëkur ka rënë tërmeti unë jetoj në çadër. Shpiat janë dëmtuar. Nga komisioni që kanë ardhur e kanë vlerësuar ds3. Nga ajo ditë ne nuk kemi asnjë përgjigje asnjë vlerësim. Tani asnjë lloj ndihme. Po jemi të pakënaqur nga institucionet. S’na kanë dhënë asnjë lloj ndihme.

Të njëjtin shqetësim ka dhe Gjin Lena, i cili shprehet se ende nuk ka marrë paratë për rikonstruksionin e banesës.

GJIN LENA – BANOR I THUMANËS

Tërmeti na e prishi shpiat. Ne na ka dal DS3 shtëpia. Nuk kemi marrë lek. Kemi një vit që jemi në ajër. Nuk na kanë dhënë asnjë lloj përgjigje. Na thonë ikni kur të vijë vendimi. Po tërmeti a ka rënë njësoj për të gjithë. Nuk na japin asnjë përgjigje.

Ndërkohë banorët që janë larguar drejt qyteteve të tjera për të jetuar me qira, thonë se bonus i dhënë nga qeveria nuk mjafton për të përballuar jetesën.

MHILL ZEFI – BANOR I THUMANES

Me gjithë gruan, kam dhe dy fëmijët e martuar. Me keq s’ka ku të shkojë. Në Laç. Kam përfituar bonusin. Por dhe ajo nuk mjafton për të paguar qeranë dritat e ujin. E kemi marrë rregullisht.

Nga ana tjeter ne Thumane vazhdojne punimet per zbatimin e planit te rindertimit, raporton Vizionplus.

SHKARKO APP