Thumana vajton të humburit, lamtumira për 11 banorët
Mes dhimbjeve, traumës dhe frikës, qindra banorë kanë nisur homazhet për viktimat e tërmet shkatërrues në Thumanë. Sot do të përcillen për në banesën e fundit të gjithë ata që humbën jetën nën rrënojat e tërmetit shkatërrues së të martës në Thumanë. Janë 6 anëtarë të familjes Cara, 3 nga familja Greku si dhe dy nga familja Vata që do përcillen sot në banesën e fundit.
Nga familja Cara: Anthi Cara 72 vjeçe, Fatmira Cara 53-vjeç, Almir Cara 29 vjeç, Erisa Cara 25 vjeç, Sadajana Cara 21 vjeç, Hasan Cara 18 vjeç dhe Diastela Steneci nga Korça e fejuara Almirit.
Nga familja Greku: Saimir Greku 30 vjeç, Pëllumb Greku 57 vjeç dhe Çelike Greku 57 vjeç.
Nga familja Vata: Hajrie Vata 62 vjeç dhe Rolejd Vata 7 vjeç.
Në ceremoninë mortore pritet që të marrë pjesë edhe kryeministri Rama, ministri brendshëm Sander Lleshaj dhe ish ministrja e arsimit, Lindita Nikolla. Ndërkohë që kanë qenë të shumtë të pranishmit në homazhe, familjarët, shokë, miq, të afërm por edhe të panjohur që janë prekur nga kjo tragjedi. Familjarët kanë nisur edhe vajtimin e viktimave, që kanë krijuar një situatë akoma më të trishtë pranë çadrave ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti. Në ktë ceremoni mortore kanë ardhur shumë të afërt të cilët me lule në duar dhe me lot në sy shohin për herë të fundit arkmortet e familjarëve të tyre.