Thumanë/Të bërtitura dhe lot, momenti kur familjarët mësojnë për viktimat

Lot, ankth dhe frikë. Kështu janë zgjuar banorët e Thumanës mëngjesin e kësaj të marte. Tërmeti i fuqishëm shembi ndërtesat duke shkaktuar dy viktima. Ky është momenti i dhimbshëm kur disa familjarë mësuan për vdekjen e dy grave. Me dhimbje të madhe po qajnë me të madhe për ndarjen nga jeta të të dashurve të tyre të zemrës.

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 5 viktima.

Në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja. Një skenë rrëqethëse ku nuk mund t’i mbash dot lotët. Në prehërin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorrën gjallë nipin e vogël.

 

SHKARKO APP