Thyejnë karantinën për të luajtur bixhoz
Një 35-vjeçar në Pogradec ka thyer masat e koronavirusit dhe ka vënë në dizpocion lokalin e tij për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Bashkë me pronarin e lokalit janë kapur dhe 4 shtetas të tjerë, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes, duke luajtur lojëra fati.
Policia ka sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.
Pronari i lokalit u ndëshkua me gjobë në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.