Thyen çmimin e Bordit, Rama: Janë kapur dy karburante

Teksa prej disa kohësh çmimi i karburanteve në Shqipëri caktohet nga Bordi i Administrimit i ngritur nga qeveria, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se dy pika karburantesh janë kapur në shkelje duke mos e zbatuar marrëveshjen.

Bëhet fjalë për dy pika në Tiranë dhe një në Vlorë. Ndryshe nga sa kishte paralajmëruar, Rama tha se këto dy pika nuk do të sekuestrohen, megjithatë theksoi se ky zbatim do të nis nga java e ardhshme.

Postimi i Ramës:

“Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?