Thyen masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të shmangur burgimin

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Mat, pasi thyen masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për të shmangur arrestimin me burg. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A.K, dhe G.K, janë larguar nga banesa gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “Kepi i Vozajve” për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thyejnë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” , për t’u shmangur ekzekutimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”, ndryshuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë , kapen e vihen në pranga dy persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyra para organeve ligjzbatuese, lokalizuan vendndodhjen e dy prej tyre dhe ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit “Kepi i Vozajve”, ka vendosur ndryshimin e masave të sigurisë për shtetasit A. K., dhe G. K., nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këto shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me datë 15.02.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, janë larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?