Thyen masën e sigurisë dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin, arrestohen 2 persona në Pogradec

Arrestohet një person në Pogradec, pasi theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një person tjetër.

Ndërkohë, shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt është shpallur në kërkim.

Po ashtu, vihet në pranga edhe një 15-vjeçar, i cili tentoi të largonte nga banesa e personit të shpallur në kërkim një armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

“Shtetasit A. P.,  dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Tushemishti” njofton policia.

Pas finalizimit të operacionit është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec.

Si edhe u shpall në kërkim:

A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë  zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, A. P.

SHKARKO APP