Thyen moratoriumin, shoqërohen 6 gjuetarët
Policia e Shtetit ka reaguar pas një episodi të pakëndshëm të ndodhur disa ditë më parë dhe të bërë publike në rrjetet sociale. Lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, Policia e Korçës bën me dije se ka vënë në pranga 6 gjuetarë.
E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë; L.M, banues në fshatin Polenë, A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë.
”Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve. Policia e Korçës gjen rastin të falenderojë iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi”,-thuhet në deklaratën për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

