Thyen rregullat antiCOVID, gjobiten me nga 1 milion lekë 4 pronarë subjektesh në Durrës
Policia e Durrësit vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 4 administratorë subjektesh që u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, shtetasit:
D. D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ;
A. K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ;
F. M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
F. M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.