Thyen traun e doganës në Kakavijë, ndaj shqiptarit rëndojnë tri akuza

Në këtë kohë të ”udhëhequr” nga pandemia e Covid-19, ka edhe nga ata që shkelin masat dhe rregullat e vendosura. I vendosur për të bërë një sakrificë në tokën greke ishte një shqiptar, i cili e dinte se nuk mund të hynte në zonën e Shengenit dhe nuk hezitoi të thyente barrierat doganore.

Ngjarja ndodhi të dielën vonë, ku shqiptari me një makinë private arriti të kalonte pikën e kalimit duke mos u kontrolluar nga doganierët. Menjëherë u dha një alarm dhe filluan kërkimet.

Automjeti u gjet pak më vonë nga policia në rrugën nacionale Kakavijë-Janinë, ndërsa shoferi që nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në Greqi u ndalua dhe u arrestua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj tij u ngrit një çështje për shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të dalluar të pasurisë publike dhe hyrje të paligjshme në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?