Thyhet bankomati në Vorë, reagon policia: Nuk kanë vjedhur para

Një bankomat është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit në Vorë.

Persona të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta duke e shkatërruar plotësisht dhe më pas kanë tentuar të grabisin paratë që ndodheshin në një bankomat.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia dyshon se ngjarja është kryer nga i njëjti grup që tentoi të grabiste një bankomat në Kamëz pak ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?