“Ti je i 33-ti, nuk po punon për Etjenin?” Berisha publikon bisedën, “lufta” në PS mes kandidatëve për votat
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet një bisedë telefonike mes një personi nga Zyra Organizative e PS Tiranë i identifikuar si Endri me kandidatin numër 33 në listën e PS për Tiranën Vaid Shaba.
Siç edhe mund të dëgjohet nga baza në Tiranë i tërhiqet vëmendje se nuk po raporton mbi votat dhe nuk po punon për të 12 në listë, Etjen Xhafa në zonën e Kavajës.
Shaba duket i habitur në këtë komunikim duke i bërë të qartë se është kandidat vete dhe punon për vete.
Endri: Si është situata në Kavajë?
Shaba: Mirë.
Endri: Fjalë të mira po dëgjojmë gjithë kohës, ku raporton se nuk kemi shifra konkrete nga ti.
Shaba: Çfarë të raportoj?
Endri: Numrin e votave. Ku raporton për situatën?
Shaba: Në asnjë vend, ku të raportoj, çfarë?
Endri: Raportimin mbi numrin e votave të kandidatit, Etjenit. A je takuar me të?
Shaba: Unë jam kandidat për vete, çfarë pune kam me Etjenin?
Endri: Ti je i 33, nuk po punon për Etjenin?
Shaba: Punoj për vete vëlla.
Endri: Si për vete?
Shaba: OK, mirupafshim.