“Ti kanes kala?”/ Ramës i vonohet kafeja në Finiq. Ja çfarë bën
Kryeministri u ndal ditën e sotme në bashkinë e minoritetit grek, Finiq, ku u prit edhe nga kryebashkiaku Leonard Kristo.
Në fokus të diskutimit të tyre ishte zhvillimi i turizmit dhe agro-turizmit në këtë zonë. Po ashtu edhe regjistrimi i pronave për ta ishte një problematike, ndërkohë që Rama i tha se këtë proces tashmë e ka nisur qeveria.
Por nuk kanël munguar as batutat e zakonshme të kryeministrit kur pa se iu vonua kafeja.
Rama: Kjo kafja jote se kafja jonë s’ka ardhur! Mund të marrim edhe në kafe. Ku e ke pa ti që vjen këtu dhe i jep kafe këtij që është këtu dhe ne pa kafe?” Ça është kjo se as hile greke nuk quhet?
Minoritari: Ishte një diskutim se si ta shërbenim me gotë apo me filxhan.
Rama: Ku po bënit diskutimin apo andej mbrapa si Kali i Trojës.