Tifozat Kuq e Zi: Lironi Ballist Morinën!

Ballist Morina vazhdon të jetë në qendër të lajmeve. Pas opozitës, edhe grupi më i madh i tifozëve të Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kërkon lirimin e tij. Ky grupim ka bërë edhe një peticion për lirimin e Morinës, që iu është dërguar drejtuesve kryesorë të shtetit.

Peticioni: “ LUTJE / KËRKESË

Drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqiperisë, Sh.T. Z. Bujar NISHANI Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë, Sh.T. Z. Edi RAMA, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqiperisë, Z. Adriatik LLALLA, Minsitrit të Dretësisë së Republikës së Shqiperisë, Z. Nasip NAÇO.

Nga: Shtetas dhe bashkëkombas shqiptarë të Republikës së Shqiperisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Serbisë dhe mbarë diasporës nëpër botë.

Të nderuar Zotërinj!

Ne, nënshkruesit e kësaj KËRKESE, të përbashkuar në gjuhë, ndjenjë kombëtare e flamur, të vëmëndshëm në çdo ngjarje e zhvillim politik dhe kulturor të kombit tonë, të vetëdijshëm për rëndësinë e aktit që po e kryejmë, L U T E M I – në vlerësimin human e patriotik nga ana e Juaj të rastit Ismail MORINA, shok, mik e njeri i dashur i yni, së fundmi arrestuar në Tiranë e mbajtur në parapaburgim nga Gjykata e Kryeqytetit. – në dhenjen e lirisë këtij bashkëkombasi, spikatur për veprimin simbolik, të guximshëm e të paharrueshëm, të ngritjes në qiellin e Beogradit të dy Heronjve të mëdhenj të historisë sonë, 14 Tetorin e vitit të shkuar. Të nderuar Zotërinj! Ngarja e 14 Tetorit të vitit 2014 në Beograd, ka çertifikuar patriotizmin, guximin, përkushtimin atdhetar dhe forcën frymëzuese të shqiptarit Ismail MORINA. Ky akt i tij dhe urrejtja e ngjallur për këtë shkak tek fqinjët tanë përherë armiq e me mendje ekstremiste deri në nivelet më të larta të përfaqësimit të tyre, bëhën imunizues ndaj çdo veprimi formalisht të paligjshëm të vetë Ismailit! Në shprehje dhe perforcim të këtij IMUNITETI që duam të konstatohet edhe nga ana Juaj, nënshkruajmë me besimin që liria e Ismailit do jetë rrjedhimisht sa më e shpejtë. Duke Ju siguruar për sinqeritetin e ndjenjave dhe shpirtin e sakrificës për komb e flamur, firmosim shqip këtë peticion”. 

SHKARKO APP