Tifozët “Kuq e ZI” kërcënojnë FSHF e Ramën

 

“Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë reaguar me forcë karshi FSHFsë dhe Edi Ramës. “Na ndalohen veshjet, që nuk na janë ndaluar në asnjë stadium në transferta, ftohen studentë serbë, ndërsa ne nuk u lejuam në Beograd. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, ftohet edhe kryeministri i serbëve! I nderuar kryeministër, një ndër vetitë më fisnike që karakterizon shqiptarët është mikpritja. Shqiptari e ka shtëpinë e madhe dhe zemrën e madhe, zatën edhe kanuni e thotë se “shpija e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, por me këto ftesa ju nuk i shërbeni qetësisë, ju provokoni direkt ndjenjat tona, provokoni lojtarët, që mezi shpëtuan të gjallë nga tmerri i Beogradit. Dhe, përfundimisht, luani me ndjenjat tona, duke përdhosur edhe figurat tona kombëtare për tekat tuaja. Nuk duam t’i urojm mirëseardhje një njeriu, i cili kurrë nuk ka qenë miku ynë, nuk është miku ynë, nuk dëshiron të jetë miku ynë dhe kurrë nuk do të bëhët miku ynë. Nuk do t’ju përziheshim në ftesat që mund t’i bënit për në oborrin e kryeministrisë apo të ndonjë hoteli për ndonjë conference, por, ju lutem… jo në stadium, jo një njeriu që qëndroi indiferent kur në kor u thirr ”vritni shqiptarët” dhe për këtë fajësoi shqiptarët!?”

SHKARKO APP