Tifozët Kuq e Zi “pushtojnë Kopenhagenin

 

Sonte ndeshja Danimarke- Shqiperi kuotohet ne kompanite  basteve 1.7 fitore e Danimarkes, barazimi 3,75 dhe fitore e shqiptareve 6.  Por ka edhe kompani te tjera qe i frikesohen nje barazimi.Pak orë para ndeshjes me Danimarkën mesohet se cilet do të hedhë në fushë Gianni De Biasi. Në portë do të jetë Etrit Berisha.Në mbrojtje: Cana dhe Ajeti do të luajnë në qendër. Gjimishti djathtas në vend të Hysajt që është i dëmtuar, ndërsa Agolli në krahun e majtë. Në mesfushë: Xhaka, Kukeli e Abrashi do të mbajnë qendrën e mesfushës. Më të avancuar do të jenë Lenjani në krahun e majtë dhe Gashi në krahun e djathtë.Në sulm: Trajneri italian ka preferuar të luajë me një sulmues të vetëm dhe që në nisje të lojës do të hedhë në fushë Cikalleshin.

Gianni De Biasi vendosi për këtë formacion pasi provoi disa skema gjatë fazës përgatitore në Venecia.Në mbrëmje ekipi do të luajë me fanellën me ngjyrë të zezë, për shkak se danezët do të mbajnë ato me ngjyrë të kuqe. Në Danimarkë ekipi kombëtar po qëndron në hotel Hilton, pranë aeroportit. Ndërsa danezët në një qytetin e vogël të Helsingorit, 42 kilometër në veri të Kopenhagenit. Shqipëria ka barazuar në ndeshjen e parë kundër Danimarkës të luajtur në Elbasan Arena, me rezultatin 1 – 1. Kombetarja jonë renditet në vendin e tretë në grup, me pikë të barabarta me Danimarkën. Në rast se kuqezijnë fitojnë sonte në mbrëmje, kualifikimi në Euro 2016 është edhe më pranë.

SHKARKO APP